Kurti: Takimi me Thaçin ishte konsultativ dhe pa efekte juridike
06 janar 2020
| 15:19
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë ky takim ishte konsultativ dhe pa efekte juridike.
“Ishte takim teknik e konsultativ dhe pa efekte juridike”, është shprehur Kurti.
Më tutje, Kurti ka thënë se pas këtij takimi do ta mbledh Kryesinë e Vetëvendosjes dhe do ta sjellë në Presidencë emrin e mandatarit për qeverinë e re.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur. “Nëse do ta zvarrisim formimin e qeverisë nuk është mirë”, ka thënë Kurti, duke i bërë thirrje LDK-së për arritjen e pajtueshmërisë për formimin e qeverisë.
Më tutje, Kurti ka thënë se duhet të takohen me LDK-në për të diskutuar se si do të shkohet tutje.
/Epoka e re/