
Kurti takohet me ambasadorin e Sllovenisë
26 janar 2018
| 14:18
Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, ka vizituar Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai është pritur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nënkryetarja Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, dhe deputetja Fitore Pacolli.
Në fillim të vizitës ambasadori ka uruar Kurtin, për zgjedhjen e tij në drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ka shprehur interesim të njoftohet dhe të kuptoj nga afër për strategjinë dhe politikat që do të ndjek gjatë udhëheqjes së tij.