Kurti takohet edhe me kryetarin e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës
Takimet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka filluar me një bashkëbisedim me kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.
Në këtë takim, ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dy shtetet respektive dhe ndanë këndvështrimet e tyre mbi ato në rajon, me theks në rrafshin e sigurisë.
Kryeministri Kurti ka folur për temat aktuale, përfshirë Rregulloren e Bankës Qendrore, objektivat e saj, dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet për të lehtësuar zbatimin e saj paralelisht me informimin e duhur publik.
“U bisedua për përfitimet nga bashkëpunimi rajonal si dhe sfidat në këtë drejtim. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ratifikimit nga Bosnja dhe Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje do të lehtësonte rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.