Kurti takohet me Abbottin, diskutojnë për menaxhimin e pandemisë Covid-19
07 maj 2020
| 18:52
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë, me theks në menaxhimin e pandemisë me Covid-19.
Kurti e njoftoi Abbottin me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë.
Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë financiare.
(M. Q / Epoka e re)