Kurti takohet me ambasadorin amerikan në Athinë, ja për çfarë biseduan
09 korrik 2021
| 17:23
Rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë për stabilitetin afatgjatë rajonal ka qenë tema e diskutimit në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Greqi, Geoffrey Pyatt.
Kryeministri Kurti ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë.
Ndërsa ambasadori amerikan ka vlerësuar angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre.
Kurti dhe ambasadori amerikan kanë diskutuar edhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës.