Kurti takohet me ambasadorin francez, bisedojnë për planin evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar për planin evropian.
“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, citohet të këtë thënë Kurti.
Më tutje, Kurti ka falënderuar ambasadorin Guerot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.