Kurti takohet me Cakajn
19 shkurt 2020
| 13:31
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Cakaj e ka uruar Kurtin për detyrën dhe i ka thënë se duhet të takohen më shpesh.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Përveç Kurtit, ministri Cakaj është pritur gjatë ditës në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe homologun e tij, Glauk Konjufca.