Kurti takohet me Dakën, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Qeveri-KQZ

25 maj 2020 | 20:46

Forcimi i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe KQZ-së, zgjedhjet në Podujevë dhe situata me Covid-19 ishin temat të cilat janë diskutuar gjatë një takimi që pati kryeministri në detyrë Albin Kurti me kryetaren e KQZ-së Valdete Daka.

“Në këtë takim u diskutua për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë. Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë.

Sipas këtij njoftimi, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka njoftuar Dakën, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj Covid-19.

“Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre. Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre”, është theksuar në këtë njoftim.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës…