Kurti takohet me disa deputetë austriakë, kërkon mbështetje për zhvillimin e edukimit

03 qershor 2021 | 11:23

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion nga Austria, i cili përbehej nga deputetët e Partia Popullore të Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, e cila është edhe kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

Deputetët austriakë e kanë uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhje si dhe i kanë dëshiruar suksese në qeverisje. Ata janë interesuar për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti është shprehur falënderues për ndihmën që Austria i ka dhënë ndër vite popullit të Kosovës dhe për rëndësinë që ka për vendin intensifikimi i bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit.

Ai ka thënë se punësimi dhe reformat në drejtësi kanë qenë premtim i fushatës zgjedhore.

“Për të krijuar vende pune neve na duhen investime”, ka thënë kryeministri, duke shtuar se shpreson që Austria si investitori i katërt më i madh do të vazhdojë investimet në Kosovë, së bashku me mërgatën në Austri.

Në veçanti, kryeministri Kurti ka kërkuar mbështetjen austriake në zhvillimin e sistemit dual të edukimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, ka folur së…