Kurti takohet me Distrinë: Nuk ka një mesazh më të fuqishëm që talenti, puna dhe këmbëngulja barazojnë me shkëlqimin më të lartë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me xhudisten Distria Krasniqi, pasi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kurti ka thënë për Krasniqin se ajo ka një qëndrim dhe vështrim prej shqiponje të Bjeshkëve të Rugovës.
“Kosova ka fituar medaljen e saj të parë në @Paris2024, e sjellë nga xhudistja jonë shembullore, Distria Krasniqi. Kjo medalje argjendi është medalja e saj e dytë olimpike. Nuk ka një mesazh më të fuqishëm sesa ai që talenti, puna e palodhur dhe këmbëngulja barazojnë me shkëlqimin në skenën më të lartë”, ka shkruar Kurti në “X”. /Gazeta Express
Kosova has won its first medal at the @Paris2024, brought to us by our exemplary judoka, Distria Krasniqi. This silver medal is her second Olympic medal. There isn't a more powerful message than that talent, hard work, and perseverance equate to shining on the highest of stages. pic.twitter.com/XBL99szpts
— Albin Kurti (@albinkurti) July 28, 2024