Kurti takohet me drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, flasin për procesin demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë

14 nëntor 2024 | 17:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.”

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në fokus të bisedimit ka qenë progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave.

“Progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave ishin në fokus të bisedimit. Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale.”

“Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe drejtores Soderberg, dhe së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të jetë mysafir i Rumanisë për përballjen që…