Kurti takohet me eurodeputetin Mandl, ja për çfarë biseduan

02 dhjetor 2022 | 16:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili bartë edhe funksionin e shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Takimi kishte në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend.

Kurti dhe Mandli kanë biseduar për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

Kryeministri Kurti ka theksuar se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj.

Po ashtu, ai ka informuar Mandlin për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Mandl është shprehur i kënaqur me formimin e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyogu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencën e radhës…