Kurti takohet me Fajonin, ja për çfarë biseduan
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Në këtë takim është theksuar miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.
Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.
“U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.