Kurti takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

14 tetor 2022 | 23:36

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Kongresin e 30-jubilar të Partisë së Socialistëve Evropianë, me të cilin, sipas njoftimit të qeverisë, ka biseduar për çështjet aktuale dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Berlin, kryeministri Kurti mori pjesë në asamblenë e kongresit, takoi liderë dhe politikanë të tjerë socialdemokratë, si dhe mori pjesë në darkën e përbashkët. Me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministri Kurti  bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për çështjet aktuale”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Në këtë kongres të partive socialdemokrate, u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri Dominik Wlazny, i njohur ndryshe si Marco Pogo, arriti…