Kurti takohet me koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë
13 gusht 2024
| 11:52
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Në takim, ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me UNKT në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i kontribuojnë arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.