Kurti takohet me kryetarin e Athinës, ja për çfarë biseduan

07 maj 2021 | 11:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili e ka përgëzuar për zgjedhjen si kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e ka vlerësuar nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe ka shprehur interesin që të zgjerohet edhe më tutje ky bashkëpunim.

Ndërsa kryetari Bakoyannis  ka shprehur bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës.

Ai ka ripërsëritur mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për gjendjen në ballafaqim me pandeminë Covid-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 22 vjet nga rënia e dëshmorëve Demush Mavraj,…