Kurti takohet me kryetarin e Linzit, bisedojnë për  mundësitë e bashkëpunimit

27 mars 2023 | 18:14

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, kanë priturën takim kryetarin e Komunës së Linzit në Austri, Klauk Luger, që po shoqërohej nga zëvendësambasadori i Austrisë në Kosovë, Martin Schaller.

Kryeministri Kurti i ka uruar mirëseardhje kryetarit Luger dhe e ka falënderuar për raportet shumë të mira me komunitetin e shqiptarëve në komunën që ai drejton.

Në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit, me theks në fushën e ekonomisë, teknologjisë dhe edukimit, veçanërisht nëpërmjet mërgatës sonë në Austri.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryetarin Luger për rezultatet dhe arritjet e qeverisjes dyvjeçare, për indikatorët ekonomikë në eksport dhe investime të huaja, dhe për progresin në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa kryetari i Komunës austriake, Luger po qëndron në Kosovë në një vizitë dyditore, dhe krahas takimeve me përfaqësues të institucioneve, po viziton edhe disa kompani të ndryshme private. Në vitin 2021 Komuna e Podujevës dhe Komuna e Linzit kishin nënshkruar marrëveshje të binjakëzimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24-vjetorin e vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Qerkezi…