Kurti takohet me liderët e partive socialiste evropiane: Presim të punojmë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pa pasur një takim të këndshëm me përfaqësues të Partisë Socialiste Evropiane (PSE) të enjten në Bruksel.
Ai ka thënë se masat social-demokratike sigurojnë lirinë e vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë.
“Masat social-demokratike sigurojnë lirinë vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë. Pas rritjes ekonomike në Kosovë së bashku me rritjen e mbështetjes së mirëqenies sociale, ne presim të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti në “X”.
Ndryshe, Kurti ka udhëtuar të enjten paradite për në Bruksel.
Zyra e kryeministrit ka bërë me dije se Kurti do të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të BE-së, për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit.
Pleasure meeting @PES_PSE leaders in Brussels today. Social-democratic measures ensure true freedom for the people, lifting the burden of struggling to meet basic needs. After 🇽🇰's economic growth alongside increased social welfare support, we look forward to working together. pic.twitter.com/zOvsbJNWpr
— Albin Kurti (@albinkurti) December 14, 2023