Kurti takohet me Merkelin javën e ardhshme

09 shtator 2021 | 13:06

Kryeministri i Kosovës, Albin kurti, do të takohet javën e ardhshme me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka bërë me dije se kryeministri Kurti dhe kancelarja Merkel do të takohen gjatë javës së ardhshme, në Tiranë.

“Mundem me e konfirmuar se kryeministri Kurti do të takohet me kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka deklaruar Kryeziu për “Express”.

Ndryshe, Merkeli do ta vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator.

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Merkeli do të takohet edhe me krerët e Qeverisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, është bërë me dije se do të diskutohet për çështjet e politikës ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka dhënë detaje për vizitën…