![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/kurti-17.jpg)
Kurti takohet me ministren e parë të Irlandës së Veriut, bisedojnë për paqen
28 shkurt 2024
| 15:36
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të mërkurën me ministren e parë të Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill.
Në platformën “X” të kësaj ministrie është thënë se Kurtin e kanë mirëpritur në kështjellën “Stormont”
“Ministrja e parë, Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë, Emma Little-Pengelly kanë pritur sot në kështjellën ‘Stormont’ kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet mbuluan një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin”, është thënë në njoftim.