Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, diskutojnë për procesin e integrimit evropian të Kosovës

18 tetor 2024 | 13:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris.

Kurti dhe Haddad kanë biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, në kuadër edhe të forumit i cili do të mbahet sot.

“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Është bërë me dije se pjesë e këtij takimi ishte edhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, teksa Kurti e ka falënderuar Haddadin për mbështetjen ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi Hernandez është shembulli i vërtetë i dashurisë, që një…