Kurti takohet me Minxhozin, ja çfarë biseduan  

04 prill 2022 | 16:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Takimi i sotëm ka rastisë të jetë në përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës është bërë edhe Shqipëria në vitin 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi kanë kujtuar pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova ishin strehuar në Shqipëri.

Më tutje, Kurti dhe Minxhozi kanë folur edhe për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në këtë kontekst është veçuar marrëveshja mbi lejeqëndrimet, e cila është duke gjetur zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec – Krushevë, kurse brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar. Këto tri marrëveshje hapin një kapitull të ri pozitiv të bashkëpunimit e afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media…