Kurti takohet me presidenten e Komisionit Evropian

30 tetor 2023 | 15:15

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

Ndryshe, vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Vizita vjen pas takimeve që presidentja e KE-së kishte në Shqipëri, ku ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Santiana Maloku shpejt është kthyer në një prej personazheve më…