Kurti takohet me shefen e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Së bashku me mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti e ka uruar Vashchenkon për detyrën e re dhe i ka ofruar bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.
“Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit ‘Kosovo Generation Unlimited;, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë. Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë kombëtare për zhvillim. Ky ishte takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. Znj. Vashchenko, shtetase e Ukrainës, u emërua në këtë pozitë në qershor të këtij viti”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.