Kurti takohet me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, bisedojnë rreth formimit të qeverisë së re

19 shkurt 2021 | 16:59

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo lëvizje, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas  Szunyog, të cilin e ka njoftuar me prioritetet e qeverisë së re.

“Z. Szynyog e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë e të fillojë bashkëpunimi me qeverinë e re. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re, ku krahas punësimit dhe drejtësisë në qendër është luftimi i krimit dhe korrupsionit, bashkë me ligjin për konfiskimin e pasurisë”, ka njoftuar Vetëvendosja.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas  Szunyog dhe zëvendësin e tij, z. Riccardo Serri, i priti sot në zyre kryetari i Lëvizjes, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Z. Szynyog e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë e të fillojë bashkëpunimi me qeverinë e re.

Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re, ku krahas punësimit dhe drejtësisë në qendër është luftimi i krimit dhe korrupsionit, bashkë me ligjin për konfiskimin e pasurisë.

Këto të fundit janë të rëndësishme për të aplikuar për fondet nga IPA III, kujtuan ata, por edhe shtyjnë përpara reformat integruese drejt BE-së.

Në këtë takim Kurti kërkoi ndihmë në përshpejtimin e procesit të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit nga BE, për të cilën z. Szynyog na siguroi se jemi në plan për t’i marrë ato.

Në fund, ata ndanë bindjen se shpejt do të bashkëpunojmë edhe më shumë rreth projekteve konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socioekonomik në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pfizer-BioNTech ka njoftuar, në të dhënat e reja të kaluara…