Kurti takohet me Varhelyi, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

29 prill 2021 | 17:39

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga Oliver Varhelyi, komisionar për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Siç njoftohet, në takim u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave dhe kryeministri Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti theksoi angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet anëtare skeptike për mbështetjen e një vendimi pozitiv në Këshill.

Kurti tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierët e Kosovës (sendorë) nga 26 prilli kanë filluar përgatitjet…