Kurti takohet me Zaevin, flasin për situatën politike dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror
04 nëntor 2019
| 17:17
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror.
“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/