Kurti takohet presidentin e CIG-ut, flasin për dialogun
05 shkurt 2020
| 14:28
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse (CIG), Alex Roinishvili-Grigorev, i cili ka qenë i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Shpëtim Gashi.
Kurti ka falënderuar mysafirët, por edhe të gjithë CIG-un për punën e tyre në dialogun me Serbinë, duke theksuar se në lidhje me këtë çështje, Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë afër me të gjithë ata që kanë interes të ndihmojnë e kanë ide si të veprojnë.
/Epoka e re/