Kurti takohet sot me Mustafën: Sa më shpejt që arrihet marrëveshja, aq më mirë për vendin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka konfirmuar takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, por nuk e ka treguar vendin dhe orën e këtij takimi.
Në një prononcim për “Klan Kosova”, ai ka thënë se sa më shpejt që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në, aq më mirë do të jetë për vendin.
“Me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën sot do të takohem. Ende nuk e dimë orën dhe vendin e saktë se ku do të ndodhë ky takim”, ka thënë Kurti.
Ndërsa sa i përket marrëveshjes me LDK-në, Kurti ka thënë se sa më shpejt që arrihet marrëveshja, aq më mirë.
Kurti po ashtu ka bërë me dije se të premten është takuar me Mustafën, ku është diskutuar për arritjen e një marrëveshje.
“Takimi ka ndodhur të premten në RIT Kosovo (Universitetin Amerikan në Kosovë) dhe në një vend tjetër”, duke mos dashur të japë detaje se ku është zhvilluar ky takim.
Ndërsa ai e ka mohuar takimin në shtëpinë e Isa Mustafës.