Kurti takoi ambasadorin e Turqisë
10 shkurt 2020
| 22:54
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar.
Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, si dhe bashkimi i ministrive dhe miratimi i buxhetit për fuqizimin e qeverisë së re.
Gjatë takimit, u theksua mbështetja e Turqisë për qeverinë e Kryeministrit Kurti, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të të gjithëve.
Ambasadori Sakar ia dorëzoi Kryeministrit Kurti urimin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Şentop.