Kurti takon ambasadorin e Austrisë
06 shkurt 2020
| 14:56
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.
Në takim, u shprehën urime e suksese të përzemërta nga ambasadori austriak, Christoph Weidinger, dhe ndër të tjera kryeministri Kurtit iu ofrua bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe ndihmë të pakursyer në edukim, sidomos në punësimin e grave, zhvillimin ekonomik me theks të veçantë investimet e huaja dhe integrimin evropian.
Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin austriak Weidinger për mbështetjen dhe afërsinë që e ka treguar ai personalisht, por edhe i gjithë shteti i tij në përgjithësi.
/Epoka e re/