Kurti takon ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend

19 mars 2025 | 16:04

Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Përmes një komunikate për medie është bërë me dije se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Guerot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi, ish zyrtar i financave në Tribunalin Penal…