Kurti takon ambasadorin Kelly, prezanton qëndrimet për dialogun me Serbinë

06 dhjetor 2018 | 12:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputeten dhe anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, dhe aktivisten Valë Gjonbalaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Irlandës, Pat Kelly, që mbulon Kosovën nga Hungaria.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë prezantuar qëndrimet mbi situatën politike në Kosovë dhe propozimet në lidhje me dialogun me Serbinë.

Kurti ka theksuar se fillimisht duhet bërë vlerësimi i dialogut në Kuvendin e Kosovës duke trajtuar raportin 38 faqesh të Qeverisë mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit gjatë periudhës 2011-2017.

Sipas tij, më pas duhet të dakordohemi për qëllimet tona e duke bërë listën e kërkesave të shtetit të Kosovës ndaj shtetit të Serbisë, duke përfshirë këtu dëmet e luftës, të pagjeturit, e shumë çështje të tjera për të cilat Serbia i ka mbetur borxh Kosovës.

Kurti ka thënë se më tutje duhet hartuar platforma me parimet e negociatave si dhe duhet të formohet ekipi negociator me udhëheqës kredibil dhe strategjinë përkatëse.

Gjatë këtij bisedimi është theksuar se dy hapat e fundit duhet të ndodhin vetëm pas zgjedhjeve të reja e të parakohshme, për shkak se Qeveria e tanishme ka skandale të panumërta, dhe nuk e ka shumicën në Kuvend, kurse për të vazhduar dialogun nevojitet legjitimitet në qeverisje.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bizneset prodhuese dhe tregtare në Kosovë kanë filluar që të…