Kurti takon ambasadorin zviceran, flasin për zhvillimet e fundit politike
01 shkurt 2018
| 11:35
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka vizituar Lëvizjen Vetëvendosje, ku është pritur nga kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe deputetja Fitore Pacolli.
Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike.
Po ashtu është diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellë.
Kryetari Kurti e ka njoftuar ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fund të këtij takimi të dy palët janë dakorduar për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta.