![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/FB_IMG_1715066293546.jpg)
Kurti takon Bashkim Jasharin: Ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë
07 maj 2024
| 09:22
Kryeministri Albin Kurti ka takuar komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
Kurti ka theksuar se komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë.
“Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.