Kurti takon Borellin
07 dhjetor 2021
| 12:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Bruksel ku është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell.
Kurti po merr pjesë në takimin e Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Se bashku me kryeministrin Kurti, në Bruksel kanë udhëtuar edhe disa ministrat.
Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.