Kurti takon delegacionin e Sindikatës së Punëtorëve të ‘Trepçës’
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Sindikatës së Punëtorëve të Kombinatit “Trepça”, shoqëruar nga zëvendëskryeministri Haki Abazi, ministrja Rozeta Hajdari, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, këshilltarit të MEPTINIS, Getoar Mjeku, si dhe Nazmi Mikullovci, ish-drejtor i ndërmarrjes “Trepça Sh. A”.
Ndërsa delegacioni “Trepça Sh. A” përbëhej nga Gani Osmani, kryetar i Sindikatës, Xhevat Kaqiku, nënkryetar, si dhe disa anëtarët e kryesisë.
I pranishëm ishte edhe Shyqyri Sadiku, drejtor i prodhimit në Minierën e Stan Tergut.
Aty është biseduar për rëndësinë e kombinatit të Trepçes, rivitalizimit të prodhimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
Gjendja në “Trepçë” është e rënduar si rezultat i neglizhencës dhe keqmenaxhimit që prej pasluftës.
Të dy palët janë pajtuar se është urgjente të vazhdohet puna për gjetjen e modelit dhe zbatimin e vendimeve që fillimisht do të përmirësojnë gjendjen, me qëllim që të arrihet rentabiliteti dhe qëndrueshmëria financiare e që “Trepça” të bëhet kontribues i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.