Kurti takon deputetë gjermanë, ua tregon prioritetet e qeverisë së re

19 nëntor 2019 | 11:45

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka dal fitues në zgjedhjeve të 6 tetorit, ka takuar deputetët e Parlamentit Gjerman, Ervin Ruddle nga CDU dhe Maria Klein-Schmeink nga partia e Gjelbër, të cilët i ka informuar me prioritet e qeverisë se re.

“Fillimisht, Kryetari Kurti shprehu falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës si për lirinë e pavarësinë ashtu edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit. Tutje, ai i njoftoi përfaqësuesit gjerman me prioritetet e qeverisë së re, shtetndërtimin demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimin ekonomik për punësim përcjellur me një kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë, dhe ndryshimet aq të nevojshme në arsim dhe shëndetësi ku përmendi sistemin dual të arsimit dhe sigurimet shëndetësore”, është thënë në komunikatën për medie të LV-së.

Deputetët gjermanë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ndihmë të ndërsjellët për të plotësuar nevojat e të dyja vendeve. “Në këtë takim u diskutua për format e mundshme të bashkëpunimit në mes dy shteteve tona në sfera konkrete si ajo e shëndetësisë. Deputetët z. Ervin Ruddle dhe znj. Maria Klein-Schmeink njoftuan për përvojat e shtetit Gjerman në atë fushë, arritjet, problemet dhe sfidat e tyre aktuale, si dhe shprehën gatishmërinë për ndihmë të ndërsjellët për të plotësuar nevojat e të dyja vendeve”, është thënë në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri duket se po i kalon ditët e fundit…