Kurti takon diplomaten amerikane, e falënderon për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës

27 shkurt 2025 | 17:26

Kryeministri Albin Kurti është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Zyra e kryeministrit ka bërë me dije se Kurti dhe Prattipati kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

“Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka njoftur zyra e kryeministrit.

Më tutje, Kurti ka falënderuar të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Prattipati për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes debateve për kompetencat e Qeverisë aktuale të Kosovës, edhe…