
Kurti takon diplomatin finlandez, flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve
25 shkurt 2025
| 16:35
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar të martën me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Sipas komunikatës për medie, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit.
Gjithashtu në takim është diskutuar rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.
Më tutje, Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.