
Kurti takon disa gazetarë zviceranë
09 shkurt 2018
| 17:20
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim një grup gazetarësh nga Zvicra (zviceranë e shqiptarë), me të cilët ka biseduar për gjendjen politike, institucionale dhe socio-ekonomike në Kosovë në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në veçanti në këtë takim është diskutuar për rëndësinë historike dhe aktuale të mërgatës shqiptare në Zvicër.