Kurti takon drejtorin e Bosch Rexroth, Steffen Haack

31 mars 2025 | 16:24

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, u takua në Hanover, në panairin “Hannover Messe 2025”, me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack.

Temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, gjersa kryeministri e njoftoi atë mbi reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale.

Kryeministri theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet.

Kryeministri Kurti e ftoi atë që ta vizitojë vendin tonë për të njohur më gjerësisht potencialin për investime që ofron Kosova dhe zhvillimin që ka njohur vendi ynë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër ish-themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, ka thënë Lidhja…