Kurti takon drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë

12 dhjetor 2024 | 11:49

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift.

Gjatë takimit, Kurti  e ka falënderuar Stiftin për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të ADA-së me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht në arsim dhe aftësimin profesional.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, ata kanë diskutuar edhe për mundësitë për thellim të bashkërendimit në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të arsimit dual që është në vitin e tretë të zbatimit tashmë në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1607 nxënës.

Gjithashtu, ata kanë biseduar edhe për digjitalizimin në shkolla dhe turizmin kulturor dhe mundësitë e bashkëpunimin në këto drejtime.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift në takim ishte i shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe drejtoresha e ADA-s për Kosovë, Rita Glavitza.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka…