Kurti takon familjet e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku
Kryeministri Albin Kurti ka takuar familjet e heronjve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.
“Me zonjën Dritë Zymeri, djalin Sokolin dhe vajzat Luljetën e Rinesën, me zonjën Fexhrije Bunjaku dhe Lumnije Bunjaku dhe me djemtë Jetlumin e Fatlumin. Enveri do të festonte sonte ditëlindjen e 45-të. Atë dhe Afrimin i bën të përjetshëm vepra e tyre. Në këtë mbrëmje të iftarit përkujtuam policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Ai ka thënë se mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas.
“Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun”, ka shkruar Kurti.