Kurti takon komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë
19 tetor 2021
| 10:53
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajarin.
Siç bëhet me dije në njoftimin e KFOR-it në “Twitter”, biseda mes tyre është fokusuar në situatën e sigurisë në Kosovë.
“Komandanti i KFOR -it, gjeneralmajor Ferenc Kajari u prit sot nga Albin Kurti, në një takim prezantues. Biseda u fokusua në situatën e sigurisë në #Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis institucioneve në Kosovë dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin