Kurti takon komisionerin e BE-së për Drejtësi, diskutojnë për procesin e vetingut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, të mërkurën ka takuar edhe komisionerin e Bashkimit Evropian (BE) për Drejtësi, Didier Reynders.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se sundimi i ligjit është një vlerë themelore e BE-së dhe një kusht themelor për shoqërinë demokratike.
Në këtë kontekst, Kurti ka bërë me dije se me Reyndersin kanë diskutuan për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut.
“Sundimi i ligjit është një vlerë themelore e Bashkimit Evropian, një kusht themelor për shoqërinë demokratike. Me komisionerin për Drejtësi diskutuam gjerësisht planet tona për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut. Ne e mirëpresim mbështetjen e tij për agjendën tonë të reformave”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Rule of law is a fundamental value of the #EU & a basic condition for democratic society. With🇪🇺 Comm. for Justice @dreynders we discussed at length our plans for strengthening justice institutions, including the vetting process. We welcome his support for our reform agenda. pic.twitter.com/cdt2mMa0Hk
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2021