Kurti takon kryetarin e Kuvendit të Japonisë

27 shtator 2022 | 10:28

Gjatë vizitës dyditore në Japoni me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish-kryeministrin, Shinzo Abe, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda.

Kurti ka bërë me dije se prezantuan të arriturat e Kosovës, dhe falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehën interesimin për investime japoneze në Kosovë.

“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkangjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Gjergj Teneqexhiu”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…