Kurti takon ministrin e Financave të Gjermanisë: Folëm se si të shtojmë investimet e huaja

16 shkurt 2025 | 14:04

Kryeministri në mandatin teknik i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin e Financave të Gjermanisë, Jorg Kukies.

Ai ka bërë me dije se me ministrin gjerman, kanë folur edhe për mënyrat se si mund të punojnë dy qeveritë për të shtuar Investimet e Huaja Direkte në fusha si teknologja dhe mbrojtja.

“Me ministrin gjerman të Financave Jorg Kukies diskutuam lidhjet tona në rritje dypalëshe, duke përfshirë firmat që kanë bërë investime premtuese në Kosovë. Ne folëm gjithashtu për mënyrat se si qeveritë tona përkatëse mund të punojnë për të forcuar investimet e huaja direkte në fusha të ndryshme si teknologjia dhe mbrojtja”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kudo që shkojnë në botë, të rinjtë nga Kosova ‘shpërthejnë’…