
Kurti takon përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë
Qëndrimin në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka filluar me një takim pune me përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations).
Në këtë takim, Kurti ka nënvizuar indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik.
Ai ka renditur përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimin në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja.
Në këtë kontekst, Kurti ka ftuar kompanitë gjermane që ta vizitojnë Kosovën dhe të konsiderojnë mundësitë që ofron ajo për investime.