Kurti takon përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit

01 nëntor 2021 | 14:55

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së paraluftës së vitit 1998-99.

Ata e kanë falënderuar kryeministrin për pritjen dhe e njoftuan për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur gjatë demonstratave popullore.

Ndërsa Kurti ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë.

“Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez, e ne i kujtojmë ata me nder e plot krenari përherë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i xhiros së katërt në Superligën e Femrave u…